Barcelona nuk po heq dorë nga transferimi i Dani Olmos.
Skuadra katalunase dëshiron që ta rikthejë në skuadër ish-lojtarin e tyre që aktualisht luan te Dinamo Zagrebi.
21-vjeçari debutoi në nëntor te kombëtarja e Spanjës dhe tani cilësohet si njëri ndër talentët më të mirë në qarkullim.
Mundo Deportivo raporton se Blaugranasit kanë bërë një kontakt formal me skuadrën kroate për ta transferuar Olmon.
Spanjolli kishte qenë pjesë e skuadrës nga viti 2007 deri në vitin 2014, por që u largua shkaku që nuk kishte vend në skuadrën e parë. /Telegrafi/