Telegrafi

Barcelona nuk e dëshiron rikthimin e Coutinhos në Camp Nou

Philippe Coutinho (Foto: FC Bayern English/Twitter)

Barcelona nuk dëshiron që Philippe Coutinho të rikthehet në skuadër në fund të këtij sezoni.

Skuadra katalunase e huazoi mesfushorin brazilian në këtë verë që shkoi te Bayern Munich, derisa këta të fundit e kanë opsionin për ta blerë atë.

Sipas asaj që raporton AS, Blaugranasit kanë mbajtur një takim me agjentin e Coutinhos dhe i kanë bërë me dije se nuk është më i dëshiruar në Camp Nou.

Coutinho dhe Perisic (Foto: Bayern Munich/Twitter)

Natyrisht se ky është lajm fantastik për Bavarezët që mund t’i marrin shërbimet e tij për një shumë rreth 80 milionë euro.

Lexo po ashtu Coutinho: Te Bayerni mund të bëhem lojtar edhe më i mirë

Braziliani e ka filluar mbarë aventurën te kampioni Bundesligës dhe pothuajse është bërë organizator i lojës së tyre.

Coutinho deri më tani ka shënuar dy gola dhe ka bërë tri asistime në tetë ndeshje të zhvilluar në këtë edicion në Bundesliga. /Telegrafi/