Telegrafi

Barcelona njofton se do ta apelojë kartonin e kuq të Messit

Barcelona ka njoftuar se do ta apelojë kartonin e kuq të Lionel Messit të pranuar në finalen e Superkupës së Spanjës kundër Athletic Bilbaos.

Blaugranasit pësuan humbje 3-2 kundër Baskëve, duke mos arritur të marrin trofeun në duar.

Për më shumë, në sekondat e fundit të takimit ylli 33-vjeçar u ndëshkua me karton të kuq, e që është suspenduar për dy ndeshjes.

Lexo po ashtu Pamje nga të gjitha këndet: A ishte vendimi i duhur që Messi të ndëshkohej me karton të kuq?

Por, Barcelona ka njoftuar se ata do të apelojnë atë vendim të gjyqtarit dhe do të kërkojnë që ai të largohet.

“FC Barcelona do të apelojë pezullimin e lëshuar për Leo Messin. Komiteti i Garave njoftoi të martën se kartoni i kuq i Argjentinasit në minutat e fundit të Finales së Superkupës Spanjolle kundër Athletic Club do të pësojë një ndalim në dy ndeshje”.

Lexo po ashtu U ndëshkua me të kuq pasi goditi me grusht kundërshtarin, Messin e pret një dënim i rëndë nga La Liga

“Ishte hera e parë që Messi ishte përjashtuar ndonjëherë nga ndeshja për FC Barcelonën”.

“Raporti i gjyqtarit përshkruan motivimin kështu: ” Goditja e një kundërshtari me krahun e tij me forcë të tepërt ndërsa topi ishte në lojë, por jo brenda një distance të luajtshme”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/