Telegrafi

Barcelona me njoftim zyrtar rreth lëndimit të Coutinhos

Philippe Coutinho(Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Barcelona ka lëshuar një njoftim zyrtar rreth lëndimit të Philippe Coutinhos duke bërë të ditur se ai do të mungojë deri në dhjetë ditë.

Sulmuesi brazilian e ka zgjatur muskulin, andaj është në dilemë nëse do të luajë ndaj Valencias në Kupën e Mbretit që zhvillohet më 25 maj.

Barcelona shpreson që Coutinho të jetë i gatshëm për finalen ndaj rivalëve të tyre nga La Liga, duke ditur se edhe Luis Suarez nuk do të jetë i pranishëm në këtë përballje për shkak të operacionit që kishte ditë më parë në gju.

Braziliani bëri një paraqitje të mirë ndaj Getafes në fundjavën e kaluar, por pësoi lëndim në pjesën e dytë, duke u detyruar ta lëshonte fushën.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Barcelona

Barcelona tashmë ka filluar përgatitjet për finalen e Kupës së Mbretit ndaj Valencias, por në skuadrën e tyre mund të mungojë edhe Ousmane Dembele që nuk është rikuperuar ende plotësisht. /Telegrafi/