Barcelona thuhet se i ka hapur bisedimet me Marc-Andre ter Stegen për kontratën e re.
Sipas Mundo Deportivos, Blaugranasit dëshirojnë që ta blindojnë portierin gjerman.
27-vjeçari aktualisht ka kontratë edhe tri vite te skuadra katalunase, mirëpo këta të fundit duan që ta rinovojnë atë.
Ter Stegen besohet se nuk ka kërkuar kontratë të re, por Barcelona është e vendosur që ë arrihet një marrëveshje të re.
Nëse arrihet marrëveshja mes të dyja palëve për rinovimin e kontratës, atëherë gjermani do të fitojë një pagë më të lartë. /Telegrafi/