Telegrafi

Barcelona ngushton epërsinë ndaj Real Madridit me golin e Minguezas

Barcelona ka gjetur golin e parë në ndeshjen ndaj Real Madridit në El Clasicon e vlefshme për javën e 30-të në La Liga.

Pas dy golave të Realit në pjesën e parë, Barcelona ka gjetur golin e parë në pjesë të dytë.

Është mbrojtësi Oscar Mingueza, i cili ka shënuar për të ngushtuar epërsinë në 2-1.

Goli i spanjollit erdhi nga afërsia në minutën e 60-të të ndeshjes.

Ky gol u shënua pas asistimit të Jordi Albas. /Telegrafi/