Site icon Telegrafi

Barcelona nënshkruan me talentin Ibrahim Diarra

Barcelona ka nënshkruar zyrtarisht me Ibrahim Diarran, një nga sensacionet e mëdha të Botërorit U17 që u mbajt në Indonezi, duke shënuar 5 gola dhe 4 asistime për kombëtaren e Malit.

Transferimi te Barcelona i sulmuesit premtues 17-vjeçar, i cili zakonisht luan si anësor i djathtë, është konfirmuar zyrtarisht nga klubi i tij, Academie Africa Foot.

“Ibrahim Diarra, i njohur si Kaka, po shkon në një kurs trajnimi në Barcelonë si pjesë e bashkëpunimit tonë me FC Barcelona. I urojmë guxim dhe sukses në këtë fazë të re. Qëndroni të sintonizuar për të ndjekur karrierën e tij të jashtëzakonshme!”, ka shkruar Academie Africa në rrjetet e saj sociale.

Diarra do t’i bashkohet zyrtarisht Barcelonës kur të mbushë 18 vjet

Ibrahim Diarra tashmë është stërvitur me skuadrën e Barcelonës B të drejtuar nga Rafa Marquez për të pasur kontaktin e tij të parë me klubin e Barçës.

Sipas gazetës Sport,’ Ibrahim Diarra, Kaka i Barçës, do të nënshkruajë zyrtarisht për FC Barcelona në dhjetor 2024 kur të mbushë 18 vjeç.

Kjo është një formulë e ngjashme me atë të Real Madridit në nënshkrimin e Endrick (Palmeiras) ose atë të tij Barçës me Vitor Roque (Athletico Paranaense).

Barcelona duhet të presë derisa Diarra të arrijë moshën për të respektuar rregullin e FIFA-s që ndalon nënshkrimin e futbollistëve jashtë BE-së nën moshën 18 vjeç. /Telegrafi/

Exit mobile version