Telegrafi

Barcelona në videon promovuese të turit amerikan e përfshinë edhe Neymarin

Ai është futbollisti më i shtrenjtë në histori, i cili dy vjet më parë për 222 milionë euro braktisi Barcelonën dhe kaloi në PSG gjersa kishte pagë vjetore prej 35 milionë eurove.

Neymar ka besuar se do t’i arrij qëllimet e veta dhe të fitojë “Topin e Artë” me parisienët, pasi që këtë gjë ka menduar se nuk do të mund ta fitojë teksa në fushë është Lionel Messi.

Braziliani kohët e fundit ka pasur një përplasje me zyrtarët e klubit francez, dhe gjithnjë e më tepër po raportohet se do të transferohet te blaugranat.

Neymar (Foto by Srdjan Stevanovic/Getty Images/Guliver)

Zërave se lojtari mund të rikthehet te kataluansit janë shtuar pasi që kampionët spanjoll kanë publikuar një video promovuese të ndeshjeve përgatitore që do t’i zhvillojë në SHBA, ku pos shumë yjeve botërore, ka përfshirë edhe Neymarin.

Theksojmë se edhe klubi i dytë më i trofeshëm në Spanjë, tashmë ka nisur shitjen e lojtarëve në mënyrë që të sigurojë financat e duhura për lojtarin.

Ndryshe, Neymar gjatë karrierës së vetë ka pasur 123 paraqitje për Barcelonën dhe ka shënuar 68 gola në të gjitha garat. /Telegrafi/