Telegrafi

Barcelona në Kosovë, edhe zyrtarisht janë hapur regjistrimet

Koordinatori i projektit, Adnan Ahmeti, të mërkurën, ka njoftuar se kanë filluar regjistrimet për “FCBEscuola Kampi veror Kosova 2016”.

Ahmeti tregoi se kjo është hera e parë që mbahet një kamp i tillë në Kosovë, derisa stërvitjetë do të menaxhohet nga trajnerët e akademisë së Barcelonës.

Për fund, Penya Kosovar synon që këtë kamp ta bëjë tradicional dhe nëse do të kemi sukses me organizimet e tilla synojmë që edhe të hapim degën e FCBEscola në Kosovë, gjë që do të ishte një arritje e madhe, pasi që shumë pak shtete në botë kanë degët  e FCBEscola në vendet e tyre.

“Prej 21-25 maj Shkolla e futbollit të FC Barcelonës, e quajtur FCBEscola, do të mbajë për herë të parë në Kosovë kampin për grupmosha U16, U14, U12, U10 dhe U8. Pra, kampi do të zgjasë pesë ditë”.

“Pra, kampi zyrtarisht quhet FCBEscola Soccer Camp Kosovo 2016 (apo në shqip FCBEscola Kampi veror Kosova 2016), i cili do të mbahet në fushat e KF KEK-ut në Kastriot”.

“Që nga sot edhe zyrtarisht është hapur regjistrimi, ndonëse ne para disa ditësh kemi filluar me një fazë të para regjistrimit dhe interesimi ka qenë shumë i madh. Në fazën e para-regjistrimit kanë aplikuar rreth 260 fëmijë dhe ka fëmijë apo  të interesuar nga Suedia, Gjermania, Italia,  vendet e rajonit, madje dje ka aplikuar edhe një fëmijë nga Alaska e largët, për pjesëmarrje në këtë kamp”.

“Numri i pjesëmarrësve në këtë kamp është i kufizuar, diku rreth 250-300 fëmijë, ndërsa për çdo grupmoshë deri në 50 fëmijë ku në fund, do të përzgjidhen dy lojtarët më të mirë të kampit, të cilët do të kenë mundësi që vitin e ardhshëm të qëndrojnë për një javë në hapësirat e FCBEscola në Barcelonë”.

“Më herët në këtë turne kanë marr pjesë yjet si: Messi, Xavi, Iniesta, Marcelo, Cesc Fabregas, Neymar, Juan Mata, Lucas Leiva, Jordi Alba, Daley Blind, Oscar, Rafael, Anderson, Coutinho dhe  Gerard Pique”, ka thënë Ahmeti për fund. /Telegrafi/