Barcelona po mban kontakte të rregullta me kampin e mbrojtësit anësor të Bayern Munichut, David Alaba.
Reprezentuesi austriak është brenda vitit të fundit të marrëveshjes së tij të tanishme dhe bisedimet rreth kushteve të reja kanë ngecur.
Alaba mund largohet këtë verë dhe një kalim në La Liga është folur aty ku Barcelona dhe Real Madridi janë të interesuar. Manchester City gjithashtu po shikon nga afër zhvillimet.
Sipas gazetës Sport, përfaqësuesit e Alabas kanë bërë kontakte të reja me Barcën dhe i kanë inkurajuar ata të bëjnë një ofertë.
Është bërë e qartë se Alaba do të mirëpriste një lëvizje në Camp Nou për sezonin e ardhshëm.
❗Barcelona is studying David Alaba. The Bayern Münich defender could join for free in 2021, as he is struggling to renew with the German club and has given the OK to join Barça multiple times. [sport] pic.twitter.com/sjLIxAx6uT
— Barça Universal (@BarcaUniversal) July 30, 2020
Alaba ka qenë një objektiv i Barcës për dy verat e kaluara. Stafi stërvitor beson se ai është një futbollist i cili do të adaptohej në mënyrë perfekte me stilin e klubit.
E vetmja pengesë ka qenë refuzimi i Bayernit për të negociuar shitjen e austriakut.
Sidoqoftë, duke pasur parasysh afrimin e përfundimit të kontratës aktuale, Barca tani ka mundësinë të rrëmbejë mbrojtësin e gjithanshëm. /Telegrafi/