Barcelona do ta ketë shumë të vështirë ta transferojë Erling Haalandin në afaton kalimtar të kësaj vere nga Borussia Dortmundi.
Skuadra katalunase ka kohë që po synon transferimin e sulmuesit norvegjez, mirëpo rivalizohet edhe nga klubet tjera evropiane.
Sipas asaj që raporton Diario Sport, Barcelona duhet të paguajë 250 milionë euro për të realizuar transferimin e Haaland.
Kjo shumë ndahet për vlerën e lojtarit, shumën që merr agjenti dhe shumën që përfiton babai i tij.
Lojtari thuhet është i gatshëm që të kalojë në Camp Nou, mirëpo fillimisht duhet të arrihet marrëveshja mes të dyja klubeve.
Haaland e synonte kalimin te Real Madridi, mirëpo këta të fundit janë t fokusuar në marrëveshjen me Kylian Mbappen. /Telegrafi/