Telegrafi

Barcelona në gjysmëfinale (Video)

Katalunasit u kualifikuan në gjysmëfinale me plot meritë, pasi ata dominuan gjatë gjithë ndeshjes.

Goli i parë erdhi nga mysafirët të cilët me anë të Inaki Williams në minutën e 12-të kaluan në epërsi, por kjo ishte e gjitha çka Bilbao tregoi në këtë takim.

Në pjesën e dytë pamë një Barcelonë sulmuese, por konkrete para portës kundërshtare, duke treguar se nuk dëshiron të rrezikojë kualifikimin.

Goli i barazimit erdhi pas një aksioni të bukur ekipor, ku realizues ishte Luis Suarez (53′) që shënoi falë asistimit nga Lionel Messi.

Ndërsa në minutën e 82-të doli në skenë Gerard Pique, i cili pas asistimi nga Dani Alves i dha Barcelonës epërsinë (2-1).

Kur të gjithë menduan se golat përfunduan, kështu nuk mendoi braziliani Neymar, i cili në kohën shtesë shënoi për 3-1.

Kundërshtari i Barcelonës do të mësohet me anë të shortit. /Telegrafi/

Luis Suarez barazon rezultatin. Supergol ekipor nga Barcelona.

Posted by Telegrafi Sport on Wednesday, 27 January 2016

Goli fantastik i Neymarit pre 3-1.

Posted by Telegrafi Sport on Wednesday, 27 January 2016