Telegrafi

Barcelona në ‘gjah’ për një portier të ri – fut yllin polak të Ligue 1 në listën e dëshirave

Gjatë javëve të fundit, Barcelona kishte mbetur e detyruar që të transferojë një portier të ri si rezultat i lëndimit të kapitenit Marc-Andre Ter Stegen.

Wojciech Szczesny ka nënshkruar me blaugranasit në një marrëveshje deri në fund të sezonit gjë e cila i ka lënë drejtuesit e klubit të mendojnë për një zgjidhje afatgjatë.

Sipas Sport, Barcelona e ka kuptuar që një portier i ri duhet të transferohet verën e ardhshme.

Ata tashmë kanë Ter Stegen dhe Inaki Pena në radhët e tyre, por ky i para ka rënë nga forma gjatë 12 muajve të fundit dhe kjo mund të rritet edhe më shumë varësisht se si do të jetë gjendja e tij pas rikthimit nga lëndimi.

Sipas një raportimi, Marcin Bulka i Nice është njëri nga opsionet që po konsiderohet nga Barcelona. 25-vjeçari është një ish-bashkëlojtar i Szcesznyt pasi kanë luajtur së bashku tek Polonia.

Barcelona janë në dijeni të talentit që posedon Bulka pasi më herët ai kishte qenë në prova tek ‘La Masia’ para se t’i bashkohej Chelseat në vitin 2016.

Tani, nëntë vite pas asaj lëvizje që nuk u realizua, Bulka ka mundësinë që më në fund të transferohet në Kataluni./Telegrafi/