Telegrafi

Barcelona në bisedime me Real Sociedad për Martinezin

Barcelona është shumë afër që ta kompletojë transferimin e Inigo Martinez nga Real Sociedad.

Është vetë klubi aktual i lojtarit që e ka pranuar interesimin e Barcelonës.

Drejtori sportiv Loren Juarros ka thënë të premten se janë në bisedime me Barcelonën për lojtarin.

“Është e vërtet ne kemi folur me Barcan. Ata na kanë telefonuar dhe kanë shprehur interesim për lojtarin. Por deri më tani nuk ka ofertë për lojtarin. Këtë mund ta them”.

Lojtari ka një klauzolë me klubin në vlerë prej 32 milionë eurove.

Martinez do ta ndihmonte mbrojtjen e Barcelonës që aktualisht përbëhet nga Gerard Pique, Samuel Umtiti dhe Javier Mascherano. /Telegrafi/