Barcelona është alarmuar nga një klub i madh që luan në Ligën e Kampionëve, pasi është duke u përpjekur të nënshkruajë me shënjestrën e tyre – Joao Cancelo.
Sipas asaj që raporton Toni Juanmarti, identiteti i asaj skuadre është Bayern Munich.
Cancelo ka luajtur tashmë një gjysmë sezoni në formë huazimi te skuadra gjermane, pasi u përplas me Pep Guardiolën para se të mbyllej afati kalimtar.
Barcelona ka arritur një marrëveshje personale me Cancelon që nga e enjtja, por marrëveshja është ngadalësuar deri në ditën e fundit të transferimit nga kufizimet e Fair Play-it Financiar.
Bayern mund të përpiqet të tundojë lojtarin pasi paratë nuk do të jenë problem për kampionët e Gjermanisë.
Ata duan ta rikthejnë atë në Allianz Arena, ndërsa Manchester City synon ta shesë atë përfundimisht.
Barcelona ka ofruar vetëm huazim me opsion blerje në fund të edicionit, derisa kampioni i Bundesligës mundtë bind Cityn me një tarifë fikse të transferimit. /Telegrafi/