Barcelona ka fituar me rezultat 2-0 në shtëpi ndaj Almerias në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në La Liga, ndeshja e cila ishte e fundit për Gerard Piquen në Camp Nou.
Ekipi i Xavit ka marrë edhe fitoren e katërt radhazi në kampionat, duke treguar formë të lartë në La Liga.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të vendasve, të cilët patën shumë raste dhe rrezikuan vazhdimisht në kërkim të golit.
Megjithatë, Barça humbi rastin më të mirë të mundshëm, pasi në minutën e shtatë, Robert Lewandowski humbi penalltinë dhe pjesa e parë u mbyll pa gola.
⏰ Halftime at Spotify Camp Nou
0️⃣ Barça
0️⃣ Almería#BarçaAlmería #Sempr3 pic.twitter.com/ckue7XbJxe— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 5, 2022
Në pjesën e dytë, vendasit shtuan presionin duke rritur rastet për gol dhe shënuan dy sosh për të siguruar fitoren.
Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm tre minutave në këtë pjesë, me Ousmane Dembele, i cili shënoi një gol të bukur për 1-0.
Barcelona vazhdoi lojën e mirë dhe gjeti edhe golin e dytë me anë të Frenkie de Jong (62’) që shënoi për 2-0 dhe vulosi fitoren.
⏰ FINAL DEL PARTIT!
💪 #BarçaAlmeria (2-0)
⚽ @dembouz i @DeJongFrenkie21
🔵🔴 #ForçaBarça pic.twitter.com/sWxvHSdfKz— FC Barcelona (@FCBarcelona_cat) November 5, 2022
Pas kësaj fitore, Barcelona e merr përkohësisht pozitën e parë në tabelë me 34 pikë, por me një ndeshje më shumë se Real Madridi, teksa Almeria zë vendin e 15-të me 13 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, katalunasit udhëtojnë te Osasuna, ndërsa Almeria e pret Getafen. /Telegrafi/
https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1589002140001107968
https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1589005903680139267