Drejtuesit e klubit, Barcelona, kanë ndarë tashmë buxhetin për shpenzime në afatin kalimtar të janarit.
Barcelona është një klub që njihet për shpenzimet e mëdha në vitet e fundit dhe një gjë të tillë pritet ta bëjë edhe në vazhdim.
Sipas gazetës katalunase Sport, Barcelona do të ketë 75 milionë euro për të shpenzuar në janar për transferimet e lojtarëve.
Kjo ndarje e buxhetit erdhi pas një samiti të drejtuesve të klubit, të cilët gjithashtu vendosën për përparësitë e tyre në vitin 2020.
Drejtuesit e klubit ranë dakord që lojtarët e moshës nën 25 vjeç janë fokusi thelbësor pasi kërkojnë të ndërtojnë ekip për të ardhmen, ndërsa shitjet e lojtarëve të panevojshëm do të shtonin edhe më shumë para.
E ardhmja e Philippe Coutinhos u diskutua gjithashtu pasi një qëndrim afatgjatë në Bayern Munich duket i pamundur, por Barca nuk janë të gatshëm të mendojnë të shesin për më pak se 100 milionë euro.
Ata shpresojnë se ndonjë ekip i Ligës Premier mund të paguajë këtë shifër verën e ardhshme për yllin brazilian. /Telegrafi/