Ylli i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe mund të transferohet të Barcelona nëse ndërrohet presidenca e klubit.
Mbappe ka qenë shumë i lidhur me një largim nga PSG dhe një transferim te Real Madridi.
Klubi nga Santiago Bernabeu është favorit për të nënshkruar fituesin e Kupës së Botës, por tashmë kanë një rival të madh në këtë garë.
Barcelona thuhet se e sheh transferimin e Mbappes si një mundësi për t’i dhënë atyre një forcë dhe motiv shtesë pas dështimit në kohët e fundit.
Barça-presidentskandidaat Víctor Font heeft grootse plannen en schuift Kylian Mbappé naar voren als transferdoelwit van FC Barcelona : https://t.co/gUKWEvYAdO #ParisSaint-Germain #RealMadrid
— VoetbalPrimeur (@VoetbalPrimeur) October 16, 2020
Sipas gazetës AS, nëse Victor Font zgjidhet si president i ri i Barcelonës, ai do të synojë Mbappen si një nënshkrim të mundshëm për të përmirësuar reputacionin e klubit.
Manchester City është gjithashtu në kërkim, ndërsa PSG dëshiron të zgjasë marrëveshjen e tij në Parc des Princes. /Telegrafi/