Site icon Telegrafi

Barcelona mund të konsiderojë shitjen e dy yjeve në verë – shkak situata e rënduar financiare

Barcelona pritet që të jetë e ngarkuar në verë, por në mënyrë që të realizojnë transferimet që ata duan, fillimisht duhet të bëjnë shitje pasi janë në një situatë tejet të vështirë financiare.

Qëllimi i drejtorit sportive Deco është që një emër i madh të transferohet në fazën e sulmit para fillimit të sezonit të ardhshëm, me Luis Diaz që është favoriti i tij kryesor.

Sidoqoftë, gjasat janë që një shitje në të njëjtin regjion të çmimit është e nevojshme, por në këtë fazë, nuk ka shumë kandidatë.

Emra si Andreas Christensen, Eric Garcia dhe Frenkie De Jong janë lidhur me një largim në verë dhe i fundit do të largohej në rast se nuk nënshkruan kontratë të re në javët në vazhdim.

Lexo po ashtu Dani Olmo me një mesazh prekës pas ndarjes nga jeta të doktorit të Barcelonës

Për këtë arsye, lojtarë të tjerë mund të konsiderohen dhe sipas mediumit spanjoll Relevo, dy lojtarët që mund të shiten në verë janë Gavi dhe Fermin Lopez.

Sipas raportit, Gavi dhe Fermin momentalisht nuk janë kandidatë për t’u shitur për momentin, por në rast se ata vazhdojnë të mbesin rezervistë dhe jo titullar në ekipin e Hansi Flick, asnjëri prej tyre nuk do të konsiderohet i pashitshëm.

Flick llogaritë tek të dy Gavi dhe Fermin, por asnjëri prej tyre nuk ka luajtur aq sa pritej gjatë javëve të fundit./Telegrafi/

Exit mobile version