Telegrafi

Barcelona mund të kishte Messin dhe Ronaldon në vitin 2009 – po të realizohej dëshira e Sir Alex Fergusonit

Thuhet se Sir Alex Ferguson i kishte kërkuar Cristiano Ronaldo që të kalonte te Barcelona, para se të zgjidhte Real Madridi, në kohën kur luante për Manchester Unitedin.

Ata që e dashurojnë futbollin kanë ëndërruar që një ditë mund t’i shikojnë dy yjet e futbollit duke luajtur së bashku, mirëpo kjo gjë duket se është e parealizueshme.

Ditët e kaluar u raportuar se Juventusi i ka ofruar Barcelonës shansin për transferimin e 35-vjeçarit, por ideja e tillë është hedhur në ujë nga këta të fundit.

Por, sipas asaj që raporton gazetari Guillem Balague për AS, Ferguson i kishte kërkuar Ronaldos që në vitin 2009 të kalonte në Camp Nou dhe mos të shkonte te Los Blancos.

Në rast se pesë herë fituesi i Topit të Artë do të kalonte te Blaugranasit, atëherë në formacion do të ishte me Victor Valdesin në portë.

Dani Alves, Gerard Pique, Carles Puyol dhe Eric Abidal në mbrojtje, ndërsa mesfusha do të përbëhej nga Sergio Busquets, Andres Iniesta e Xavi Hernandez.

Portugezi në sulm do të ndihmohej prek Zlatan Ibrahimovicit e Messit, mirëpo kalimi i tij te Real Madridi nuk i ka shkuar dëm, shkaku që kur u largua, ishte golashënuesi më i mirë në histori të klubit. /Telegrafi/

Foto: The Sun