Site icon Telegrafi

Barcelona mund të detyrohet ta mbyll Camp Noun shkaku i transferimit të Griezmannit

Barcelona mund të detyrohet ta mbyll Camp Noun si ndëshkim për arritjen e marrëveshjes me Antoine Griezmannin parakohe.

Sipas asaj që raporton El Mundo, Blaugranasti paguajtën 120 milionë euro për transferimin e sulmuesit francez në këtë verë nga Atletico Madridi, mirëpo këta të fundit nuk ishin në dijeni që bisedimet ishin zhvilluar më parë.

Katalunasit kishin pritur deri më 1 qershor, atëherë kur klauzola e Griezmannit do të binte në 120 milionë , pasi më parë kërkoni 200 milionë për shërbimet e tij.

Antoine Griezmann e Josep Maria Bartomeu (Photo by David Ramos/Getty Images/Guliver)

Atletico bëri të ditur se do t’i ndiqnin të gjitha rrugët ligjore për ta ndëshkuar Barcelonën shkaku i bisedimeve të fshehura me francezin.

Ankimimi i Atleticos së Madridit kundër Barcelonës për rastin “Griezmann” mund të çojë në dy zgjidhje: mbylljen e “Camp Nout” për një ndeshje, ose me shlyerjen e një gjobe vërtet qesharake nga klubi “blaugrana”. Bëhet fjalë për 300 euro, një shifër që për një emër të madh si Barcelona.

Lexo po ashtu Top pesë transferimet në La Liga gjatë këtij afati kalimtar veror

Juantxo Landaberea është duke u marrë me çështjen dhe nëse kampioni i La Liga-së shpallet fajtor, atëherë mund t’u mbyllet stadiumi për shkak të thyerjes së rregullave.

Atletico thuhet se më nuk do të mund ta rikthejë rastin, pasi tashmë kanë pranuar të hollat dhe lënda nga 126 faqesh mund të shuhet. /Telegrafi/

Exit mobile version