Site icon Telegrafi

Barcelona mund ta transferojë yllin e Ligës Premier vetëm nëse largohet Lewandowski

Nuk është një sekret se Barcelona po synon të nënshkruajë me një sulmues të ri në 1-2 vitet e ardhshme, por një lëvizje është paraparë të bëhet këtë verë. 

Ata kanë hartuar një listë me emra ku bëjnë pjesë Benjamin Sesko dhe Viktor Gyokeres, por objektivi kryesor i klubit është Alexander Isak. 

Isak po kalon në një formë fantastike këtë sezon në Ligën Premier, ku vetëm Mohamed Salah dhe Erling Haaland kanë shënuar më shumë gola se ai. 

Paraqitjet e tij të mira kanë tërhequr interesim nga ekipe si Arsenali dhe Liverpooli, por Barcelona po e konsideron gjithashtu veten pjesë të garës. 

Lexo po ashtu Erdhi me shumë bujë tek Barcelona – Roque bën hap mbrapa në karrierë

Blaugranasit kanë një interesim afatgjatë për Isak, pasi ai për herë të parë u fut në radarin e tyre sa ishte pjesë e Real Sociedadit, ka raportuar Diario AS. 

Çmimi i tij prej 70 milionë eurosh ishte i përballueshëm për ta në atë kohë, por Newcastle veproi më shpejtë duke siguruar shërbimet e tij në verën e 2022. 

Fakti që Barcelona më në fund i është kthyer rregullit 1:1 të La Ligas nuk i jep atyre mundësinë që të shpenzojnë një shumë të madhe parash për Isak këtë verë. 

Sidoqoftë, raporti shton se një lëvizje mund të jetë një mundësi reale vetëm në rast se Lewandowski largohet nga klubi në fund të sezonit diçka që duket e vështirë. 

Sulmuesi polak ka arritur një marrëveshje në parim me drejtuesit e klubit që ta zgjasin bashkëpunimin edhe për sezonin 2025/2026./Telegrafi/

Exit mobile version