Telegrafi

Barcelona mund ta shes Coutinhon për 105 milionë euro

Philippe Coutinho (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Klubi i madh spanjoll, Barcelona thuhet se është e gatshme ta shes yllin brazilian, Philippe Coutinho në verë.

26-vjeçari brazilian u bashkua me Barçën nga Liverpooli në janar të vitit të kaluar për 105 milionë funte apo diçka më shumë se 120 milionë euro.

Megjithatë, Coutinho nuk ka arritur të shpaguajë deri më tani çmimin e tij të lartë të paguar nga klubi katalunas.

Gjysmë sezoni i parë ishte i mirë për braziliani, por ish-ylli i Interit ka dështuar të bëjë një ndikim të madh këtë sezon.

Sipas mediumit ESPN, Barcelona do të jetë e hapur për të shitur Coutinhon nëse ata marrin një ofertë prej së paku 90 milionë funtesh apo 105 milionë eurosh.

Coutinho nuk po mund ta gjej formën më të mirë te Barcelona (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Coutinho thuhet se është i lumtur në Camp Nou dhe nuk dëshiron të largohet nga klubi, por ky sezon mund ta jetë i fundit për të si lojtar i Barcelonës.

Klubet e interesuara për fantazistin brazilian janë ato angleze si Manchester Unitedi dhe Chelsea. /Telegrafi/