Real Madridi ka pësuar humbje të mërkurën mbrëma kundër Valencias 2-1 dhe ky rezultat e ka hapur garën për titull në La Liga.
Barcelona mund të kthehet në krye që në fundjavë, ku do të luajë me Atletico Madridin.
Fitoja në këtë ndeshje do të dërgonte në vendin e parë Barcelonën me dy pikë më shumë se Reali, që luan po ashtu në të njëjtën ditë, por më vonë.
Reali udhëton në mbrëmje te Villarreali dhe një fitore në këtë ndeshje do ta kthente në krye.
Edhe një barazim i Realit do t’i bënte punë Barcelonës, por vështirësia e takimit është më e madhe për katalunasit.
Në La Liga është hapur gara përsëri dhe do të jetë një garë e fortë mes këtyre dy skuadrave deri në fund. /Telegrafi/