Barcelona ka triumfuar me lehtësi ndaj Celta Vigos me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në La Liga.
Skuadra e Ernesto Valverdes ka marrë edhe fitoren e katërt radhazi në kampionatin spanjoll, duke vazhduar kështu si lider i kampionatit.
Pjesa e parë e ndeshjes u dominua e gjitha nga vendasit nga Camp Nou, të cilët përveç raste arritën të shënojnë edhe dy gola.
Goli i parë i ndeshjes erdhi pas dhjetë minutave lojë dhe ishte Ousmane Dembele, i cili shënoi për 1-0 pas një topi të kthyer nga portieri mysafirë.
Kur pritej që pjesa e parë të përfundonte në skenë doli ylli argjentinas, Lionel Messi, i cili me një gol të bukur qoi në pushim skuadrën e tij me epërsi 2-0.
Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë dhe të dyja skuadrat krijuan disa raste për gol.
Megjithatë, asnjëra skuadër nuk arriti të tund rrjetën dhe ndeshja përfundoi me një fitore të Barcelonës me rezultat 2-0.
Pas kësaj fitore, Barcelona ka 37 pikë në vendin e parë, ndërsa Celta Vigo renditet në pozitën e 10-të me 21 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Blaugranët luajnë në udhëtim te Getafe, ndërsa Celta Vigo e pret në shtëpi Athletic Bilbaon. /Telegrafi/
https://twitter.com/MSN475/status/1076533758172381184
https://twitter.com/J__bkr/status/1076542810621440000