Site icon Telegrafi

Barcelona mposht Galatasarayn, kalon në çerekfinale të Ligës së Evropës

Barcelona ka shënuar fitore si mysafir ndaj Galatasaray me rezultat 2-1, duke siguruar kalimin tutje në Ligën e Evropës, pasi ndeshja e parë ishte mbyllur pa gola.

Ndeshja nisi me të dy skuadrat që kishin nga një rast, ku fillimisht rrezikoi Bafetimi Gomis për vendasit, ndërsa Frenkie de Jong për mysafirët, por pa sukses.

Turqit kaluan në epërsi në minutën e 28-të, kur Marcao gjuajti me kokë për të shënuar për 1-0.

https://twitter.com/etemoguz13/status/1504523647448502283

Por Barcelona nuk vonoi dhe barazoi shifrat me Ferran Torres që dha një asistimi te Pedri i cili vallëzoi në mbrojtjen e Galatas për të shënuar për (1-1).

Katalanasit kanë mundur të shkojnë në pushim me epërsi, por Pierre-Emerick Aubameyang nuk ishte i saktë.

Por më të filluar pjesa e dytë, lojtari i njëjtë nuk gaboi për herë të dytë, duke shënuar për 2-1 pas asistimit të De Jong.

https://twitter.com/UtdStewart/status/1504531877776039941

Deri në fund vendasit provuan të barazonin, por nuk ia arritën qëllimit.

Me këtë fitore Barcelona kalon në çerekfinale të Ligës së Evropës. /Telegrafi/

Exit mobile version