Telegrafi

Barcelona monitoron situatën e Joao Felixit te Atletico Madridi

Ylli portugez, Joao Felix thuhet se është gati të largohet nga Atletico Madrid këtë verë dhe Barcelona po e vëzhgon situatën e tij.  

Sulmuesi ka gjetur nivelin e tij të lartë në javët e fundit, por që prej arritjes në Madrid, nuk është bërë kurrë kyç për ekipin e Diego Simeones.

Felix ka pasur disa paraqitje të shkëlqyera, por ka kaluar edhe shumë kohë në stol, kështu që lojtari po mendon të ardhmen.

Sipas mediumit Goal.com, Barcelona po vëzhgon situatën e tij dhe është gati të tentoj transferimin e Felixit.

Nuk do të jetë e lehtë të bindesh Atleticon, pasi Felix është transferimi i tyre rekord, pasi paguan mbi 100 milionë euro te Benfica.

Atletico thuhet se nuk do ta shesë Felixin për momentin, por nëse nuk hyjnë në Ligën e Kampionëve, ata mund të mendojnë për shitjen e një prej lojtarëve kryesor.

Jorge Mendes, agjenti i tij, po punon për të larguar Felixin në verë sipas raportit dhe beson se ai mund të luajë më mirë në një klub tjetër që i përshtatet më shumë. /Telegrafi/