Site icon Telegrafi

Barcelona monitoron Alissonin

Alisson duke festuar një nga golat e Romës (Foto: Getty Images)

Barcelona është një nga klubet që janë duke e monitoruar portierin e Romës, brazilianin Alisson.

Braziliani është bashkuar me Giallorossët në verën e vitit 2016, por të gjithë sezonin e parë e kaloi si rezervistë, pasi Wojciech Szczesny ishte portieri i parë.

Marc-Andre Ter Stegen e ka provuar vetën si zgjedhja e parë e klubit, por sipas Gazzetta dello Sport, Blaugranat po mendojnë që të sjellin më shumë garë për pozitën e portierit.

Portieri i dytë është Jasper Cillessen i cili është bashkuar nga Ajax në vitit 2016, por që nuk ka arritur ta tregojë vetën.

Paris Saint-Germain dhe Liverpool, po ashtu janë të interesuar për Alisson.

Braziliani pritet të jetë zgjedhja e parë e Brazilit në Kampionatin Botëror.

Ai erdhi në Itali nga Intrernacional./Telegrafi/

Exit mobile version