Klubi katalunas është sulmuar nga Paris-Saint Germain në lidhje me bisedimet me Adrien Rabiot, por Barcelona ka mohuar të ketë thyer ndonjë rregullore.
Për të mbrojtur çdo parregullsi të mundshme të kryer gjatë negociatave për nënshkrimin e Rabiot, Barcelona ka lëshuar një deklaratë.
Klubi katalunas pranoi se kishte kontaktuar me mesfushorin francez, por mohon se ka arritur një marrëveshje me lojtarin.
Kjo është deklarata e plotë e Barcelonës:
Para se lajmi të shfaqej në Francë, FC Barcelona deklaron se nuk ka shkelur asnjë rregullore lidhur me nënshkrimin e lojtarëve të PSG-së.
[❗ STATEMENT]
Official FC Barcelona statement regarding PSG and Rabiot stories
👉 https://t.co/awhhrSoQWL pic.twitter.com/yOOuDzb6Vf— FC Barcelona (@FCBarcelona) December 30, 2018
Kontaktet e vetme u zhvilluan në muajin gusht dhe përsëri një javë më parë.
Në të dy rastet, kontaktet u bënë me zyrtarët sportivë të PSG-së për të treguar interesimin e FC Barcelona në lojtarin Adrien Rabiot.
FC Barcelona gjithmonë ka dashur të punojë me transparencë maksimale në marrëdhëniet me PSG-në dhe me ndonjë klub tjetër.
FC Barcelona mohon ekzistencën e çdo lloj marrëveshjeje me lojtarin e PSG-së Adrien Rabiot.
/Telegrafi/