Barcelona ka lëshuar një deklaratë ku ka mohuar fuqishëm se ata kanë hapur bisedimet me trajnerin e Athletic Bilbaos, Ernesto Valverde.
Transmetuesi Katalunas TV3 pohoi të premten pasdite se Barca kishte bërë kontakt me Valverde për të pasuar në verë ish-sulmuesin e tyre, tani trajnerin Luis Enrique.
Por, Barcelona ka mohuar fuqimisht se ka kërkuar nga Athletic për të negociuar me trajnerin e tyre, Ernesto Valverde, siç raportohet nga TV3 pasditen e së premtes.
Klubi katlunas ka lëshuar një deklaratë në faqen zyrtare të katalanasve.
“FC Barcelona mohojnë fuqishëm se kanë kërkuar nga Athletic për të negociuar me trajnerin e tyre, Ernesto Valverde, siç raportohet nga TV3 këtë pasdite”, thuhet në deklaratën e Barçës në faqen zyrtare.
“Po ashtu, klubi mohojnë se sekretari i tyre teknik, Robert Fernandez, ka kontaktuar Valverden në ditët e fundit për të negociuar ardhjen [trajneri i ri] në Barcelona”, përmbyllet njoftimi i klubit katalunase.
Ndryshe, në garë për të pësuar Enrqiuen te Barcelona janë edhe trajnerë tjerë të mëdhenj si Max Allegri, Jorge Sampioli dhe Ronaldo Koeman. /Telegrafi/