Telegrafi

Barcelona mëson rivalin për finalen e Kupës së Mbretit

Alaves do të përballet me Barcelonë në finalen e Kupës së Mbretit.

Kjo pasi që skuadra e Alavesi fitoi sonte ndaj Celta Vigos me rezultat ë ngushtë 1-0.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Edgar Mendez në minutën e 84-të.

Ndeshja e parë ishte mbyllur 0-0.

Ky është sukses i madh i skaudrës Deportivo Alaves që kthehet të luajë në një finale pas vitit 2001, kur përballej me Liverpoolin.

Në atë kohë kishte humbur në vazhdime nga Liverpooli (5-4). /Telegrafi/