Site icon Telegrafi

Barcelona merr vendimin për transferimin e qendërmbrojtësit maroken

Barcelona ka marrë vendim që të shpenzojë një pjesë të buxhetit të tyre për të transferuar një mbrojtës gjatë verës, përkundër faktit se ajo pozitë tashmë është e mbuluar nga disa lojtarë në ekip.

Bëhet fjalë për marokenin Chadi Riad i cili luan në radhët e Betisit dhe blaugranasit po synojnë ta aktivizojnë klauzolën e riblerjes pasi Riad i cili më herët ishte lojtar i Barçës u transferua në formë huazimi në Andaluzi gjatë verës.

Ka qenë gazetari Matteo Moretto ai i cili ka konfirmuar se Barcelona do të shpenzojë 7 ose 7.5 milionë euro për ta rikthyer Riad në ekip.

20-vjeçari ka shkëlqyer me paraqitjet e tij këtë sezon duke bindur krerët e klubit blaugranas që të marrin vendim për rikthimin e tij në klub.

Ky vendim vjen përkundër faktit se 17-vjeçari Pau Cubarsi ka hyrë në ekipin e parë dhe ka impresionuar me paraqitjet e tij gjatë kësaj kohe duke fituar kështu me shumë gjasë një vend në ekip edhe sezonin e ardhshëm.

Lexo po ashtu Chelsea mund ta bindë Barcelonën të ndahet me mbrojtësin Kounde këtë verë

Riad në anën tjetër i cili erdhi tek Betisi më herët gjatë këtij sezoni, është paraqitur në 13 ndeshje në La Liga këtë sezon para se të angazhohej për Marokun në Kupën e Kombeve të Afrikës.

Në rast se ai transferohet tek Barcelona, klubi do të kishte një sërë opsionesh për qendrën e mbrojtjes si Riad, Cubarsi, Eric Garcia, Inigo Martinez, Jules Kounde, Andreas Christensen dhe Ronald Araujo./Telegrafi/

Exit mobile version