Telegrafi

Barcelona merr vendimin për të ardhmen e Boatengut

Kevin-Prince Boateng dhe Luis Suarez. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)

Kevin Prince Boateng i është bashkuar Barcelonës në janar si huazim nga Sassuolo.

Për të gjithë adhuruesit e futbollit kjo lëvizje e Barcelonës ishte shumë e çuditshme.

Boateng thuajse nuk ka arritur në asnjë moment të jap kontributin e tij për katalunasit, pasi ka luajtur shumë pak.

Ganezi ka luajtur në total vetëm katër ndeshje, tri në kampionat dhe një tjetër në Kupën e Mbretit.

Kevin-Prince Boateng. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

Barcelona tani ka marrë vendimin që ta kthej mbrapsht në Sassuolo lojtarin, pasi nuk do ta aktivizojë klauzolën e blerjes.

32-vjeçari nuk pritet të mbetet as te Sassuolo, pasi klubi italian është duke kërkuar një blerës për të.

Reprezentuesi ganez mund të rikthehet në Gjermani, ku interesim kanë shfaqur dy skuadrat nga Bundesliga, Koln dhe Stuttgart. /Telegrafi/