Telegrafi

Barcelona merr një tjetër tronditje pas largimit të Messit, Sergio Aguero do t’i mungojë gjatë për shkak të lëndimit

Sikur mos të mjaftonte largimi i Lionel Messit nga klubi, Barcelona ka marrë një tjetër tronditje në prag të edicionit të ri në La Liga.

Sulmuesi i ardhur këtë afat kalimtar veror, Sergio Aguero ka pësuar një dëmtim që do ta mbajë gjatë jashtë fushave.

Ka qenë vet klubi spanjoll që ka njoftuar se Aguero do të mbetet jashtë fushave të blera për 10 javë.

“FC Barcelona konfirmon se Sergio Aguero do të mungojë për 10 javë për shkak të një lëndimi në pulpin e këmbës”, ka shkruar faqja zyrtare e gjigantit katalunas

Ky lëndim i argjentinasit i ka prishur edhe planet e klubit për merkaton.

Rikthimi i tij në fushat e blerta pritet të ndodhë në fund të muajit tetor.

Aguero u bashkua me Barcelonën këtë verë pasi u largua pas 10 viteve të kaluara te Manchester City. /Telegrafi/