Telegrafi

Barcelona merr një ofertë për Arda Turanin

Barcelona ka marr në ofertë për mesfushorin Arda Turan.

Ernesto Valverde, trajneri i katalonasve nuk po llogaritë në shërbimet e reprezentuesit turk dhe i ka kërkuar të gjej një klub të ri.

Galatasaray ka bërë një ofertë serioze për lojtarin e cila kap shifrat prej dhjetë milionë eurove dhe bonuset në rast të arritjes së sukseseve.

Por, Barca fillimisht ka kërkuar 30 milionë euro ndërsa së fundi ka rënë në 20 sosh dhe klubi turk po shpreson se blaugranat do të zbresin edhe më tej.

Ndryshe, Turan deri më tani ka pasur 35 paraqitje dhe ka shënuar pesë gola për Barcelonën. /Telegrafi/