Barcelona ka shënuar fitore me rezultat 3-1 në udhëtim ndaj Alavesit, në kuadër të javës së 23-të në elitën e futbollit spanjoll.
Blaugranasit morën avantazhin me anë të Robert Lewandowskit (31’) i cili përballë portierit nuk gaboi dhe shënoi për 1-0.
Alavesi pati dy mundësi të arta me Jon Guridin dhe Samuel Omorodion, por që nuk arritën të gjejnë rrugën e rrjetës.
Me të filluar pjesa e dytë, Barcelona arriti që të dyfishojë epërsinë me Ilkay Gundogan (49’) i cili shënoi një gol të bukur për 2-0 pas asistimit të Pedrit.
⭐️ TOP GÜNDOĞAN ⭐️
— FC Barcelona (@FCBarcelona) February 3, 2024
Reagimi i Alaves erdhi shumë shpejtë, pasi vetëm dy minuta më vonë ata arritën të ngushtojnë rezultatin përmes Samuel Omorodion (51’) i cili bëri një shkëputje fantastike në ajër për të shënuar për 2-1.
Barcelona arriti të shënojë edhe golin e tretë në këtë takim, kësaj radhe përmes brazilianit Vitor Roque (63’) i cili me një prekje të thjeshtë shndërron në gol pasimin e Hector Fort për 3-1.
Scary. 😱 pic.twitter.com/34sHdNesZ0
— FC Barcelona (@FCBarcelona) February 3, 2024
Sidoqoftë ishte pikërisht Roque ai i cili la Barcelonën me një lojtar më pak në fushë, pasi në minutën e 73-të mori kartonin e dytë të verdhë.
Alavesi nuk ia doli të menaxhojë avantazhin numerik në fushë dhe kësisoji Barcelona mori fitoren në udhëtim.
FULL TIME!!! #AlavésBarça pic.twitter.com/VXzPDFHEte
— FC Barcelona (@FCBarcelona) February 3, 2024
Katalanasit tani kanë 50 pikë dhe gjenden në pozitën e tretë në tabelë me shtatë pikë më pak se Real Madridi që nesër luan ndeshjen e tyre ndaj Atletico Madridit./Telegrafi/