Telegrafi

Barcelona merr një dënim ‘dhuratë’ nga tifozët

Barcelona në kampionatin spanjoll mbete lider i padiskutueshëm, por kohët e fundit katalanasit nuk kanë treguar qëndrueshmëri dhe mund të marrin dënim dhe nga koret e tifozëve në drejtim të Cristiano Ronaldos.

Në fundjavë, kampionët e Spanjës kanë humbur derbin kundër Realit, ndërsa ditën e sotme lideri i sulmit, Leo Messi, ka përfunduar në akuza në lidhje me mashtrim taksash, fshehje pasurie dhe evazion fiskal.

Për të mos mjaftuar të gjitha këto, Barca mund të marrë një dënim që do ta ketë “dhuratë” nga fansat e saj.

Në El Clasico fansat katalanas kanë bërë një gjest që nuk i ka shpëtuar vëzhguesit të Federatës spanjolle.

Këta të fundit mezi kanë pritur të përfundojnë një minutë heshtje në nderim të Johan Cruyff dhe më pas kanë nisur koret ofenduese në drejtim të Cristiano Ronaldos të cilin e kanë cilësuar si homoseksual.

Nuk është rasti i parë që incidente të tilla ndodhin në Spanjë, pasi edhe Guti, Michel dhe Guardiola kanë qenë viktima të koreve homofobike, por deri tani federata spanjolle nuk ka marrë asnjë masë dënimi.