Telegrafi

Barcelona merr fitore bindëse në shtëpi ndaj Bilbaos

Barcelona ka triumfuar 4-0 ndaj Athletic Bilbaos në kuadër të javës së 26-të në La Liga.

Pjesa e parë ishte e dominuar nga katalunasit, që ia dolën të shënonin edhe golin e parë.

Ishte minuta e 37-të, kur Pierre-Emerick Aubameyang shënoi për 1-0, duke shkuar kështu në pushimin mes pjesëve me epërsi.

Edhe 45 minutat e dytë nuk treguan shenja ngadalësimi nga Blaugranasit, që ia dolën të shënonin edhe tre herë tjera.

Frenkie de Jong u përkujdes që të asistonte për Ousmane Dembelen në minutën e 73-të, që realizoi për 2-0.

Më pas, Dembele ia doli të asistonte për Luuk de Jong në minutën e 90-të për 3-0.

Rasti për gol i erdhi edhe Memphis Depayt (90+4) që u fut në fushë në minutat e fundit të takimit, për të realizuar golin e katër.

Pas javës së 26-të, Barcelona gjendet në vendin e katërt me 45 pikë, ndërsa në xhiron e 27-të do të kenë punë me Elchen. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore