Ayoze Perez është preferenca e fundit për sulmin e Barcelonës.
Barcelona janë ende në gjueti për një sulmues të katërt para mbylljes së afatit kalimtar veror.
Sipas Mirror, i fundit që ka rënë në radarin e gjigantit katalunas është sulmuesi i Newcastle, Ayoze Perez.
Po sipas këtij mediumi, Barcelona mendon të bëjë një lëvizje rreth transferimit të tij në Spanjë.
Gjigantët katalunas kanë futur në listën e ngushtë sulmuesin spanjoll, së bashku me Salomon Rondon dhe Carlos Baccan. /Telegrafi/