Telegrafi

Barcelona mendon për transferimin e N’Zonzit

Steven N'Zonzi (Getty Images)

Barcelona thuhet se nuk do të presë shumë gjatë për të nënshkruar me Adrien Rabiot dhe ka identifikuar Steven N’Zonzin si një alternativë të mundshme.

Sipas Mundo Deportivo, Barca mund të bëjë një lëvizje për mesfushorin me tipare mbrojtëse të Sevillas, francezin N’Zonzi.

N’Zonzi ka në kontratën një klauzolë prej 40 milionë euro dhe katalunasit nuk janë të gatshëm të presin deri në fund të tregut të transferimeve në ndjekjen e Rabiot.

Lexo po ashtu PSG njofton Barcelonën për çmimin e Rabiotit

Gjiganti katalunas nuk do një përsëritje të verës së kaluar kur ata pritën nga PSG përgjigje për Angel Di Maria dhe Marco Verratti, ndërsa nënshkrimi i Malcom është një shenjë se si ata synojnë të veprojnë në tregun aktual.

Steven N’Zonzi (Getty Images)

Nënshkrimi i Willian nga Chelsea është gjithashtu i vështirë për të ndodhur, pavarësisht se Blaugranët janë të gatshëm të përfshijnë Andre Gomesin në çdo marrëveshje të mundshme.

Lexo po ashtu Arsenali dëshiron shërbimet e N'Zonzit

Por, në rastin e francezit ata e dinë se nëse e bindin N’Zonzin për të ardhur në Camp Nou atëherë nuk ka nevojë për negociatat me Sevillan, nëse plotësohet klauzola e blerjes.

Megjithatë, Barca përballet me konkurrencën për 29-vjeçarin francez nga klubi i Ligës Premier, Arsenal, i cili ka qenë i lidhur ngushtë me lojtarin në javën e kaluar. /Telegrafi/