Telegrafi

Barcelona mbretëroi tri ndeshjet e fundit në Bernabeu me tri fitore e bilanc 10-2 (Video)

Dëshmia e dominimit të Barcelonës në ndeshjet El Clasico në Bernabeu mund të shihet nga rezultati i përgjithshëm i tri ndeshjeve të fudnit.

Dhjetë gola të shënuar dhe dy të pranuar në tri fitore rresht të Barcelonës në Santiago Bernabeu, e nënvizojnë dominimin e katalanasve në Bernabeu.

Në historinë e La Ligas, katalanasit kurrë më parë nuk ja kanë dalë të fitojnë tri ndeshje rresht në Bernabeu ndaj Realit, por një fitore prej 3-0 e Blaugranëve të shtunën e siguroi këtë ecuri historike të rezultateve.

Fitorja e parë nga tri të tilla erdhi në sezonin 2016/2017 me Luis Enriquen në stol.

Një fitore 4-0 u realizua atë kohë, e më interesant ishte fakti se kjo ndeshje ishte e përfunduar para se Messi të hynte në fushë prej stoli.

https://www.youtube.com/watch?v=KY2uGNFSL_o

Sezonin e kaluar ishte tregim krejt tjetër.

Fitorja u sigurua derisa Messi nuk hyri në fushë për të vulosur fitoren në minutën e 93-të me një goditje mjeshtërore.

Të shtunën, Luis Suarez hapi serinë e golave dhe Messi arriti ët realizojë dy gola në këtë takim.

Messi tashmë arriti në kuotën e 15 golave me fitoren historike dhe e vuri veten edhe më shumë para Simone Zazas që dështoi të gjente rrjetën në javën e 17-të.

/Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=OKnL_D3bvLU