Ndeshja Barcelona-Borussia Monchengladbach, përveç rezultatit 4-0, ishte ndeshja e 300-të për Javier Mascherano dhe e 549-ta për Lionnel Messin, do të hyjë në histori edhe për diçka tjetër; për më shumë se 1000 pasime.
Ekipi i drejtuar nga Luis Enrique ka pasuar deri në 1029 herë, nga të cilat 930 pasime (90%) ishin të sakta. Nuk është një anekdotë, por për herë të parë në një Champions tejkalohet shifra e 1000 pasimeve në një ndeshje të vetme.
Dhe ky ekip ishte Barcelona, mjaft e saktë në këtë drejtim gjatë 91 minutave lojë, kur regjistroi 1029 pasime, prej të cilave 930 të sakta.
Lojtarët që ishin më të suksesshëm në këtë aspekt të lojës, sipas të dhënave të ofruara nga UEFA, ishin Javier Mascherano dhe Samuel Umtiti. Të dy kishin një sukses pasimesh të sakta prej 96%. Argjentinasi pasoi saktë 131 herë, nga 137 orvatje të tilla, ndërsa mbrojtësi francez 115 të sakta nga 120 pasime në total.
Lojtari me më shumë kombinime të sakta, pas Mascheranos, ishte Andre Gomes, 132 pasime. /Telegrafi/