Telegrafi

Barcelona luan për fitore në udhëtim te Bilbao, formacionet zyrtare

Athletic Bilbao dhe Barcelona kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e mbetur të javës së dytë në La Liga.

Katalunasit janë mysafir të baskëve në takimin e vlefshëm për javën e dytë, ndeshje qe zhvillohet në stadiumin ‘San Mames’ me fillim nga ora 21:00.

Ekipi i Ronald Koeman vjen në këtë ndeshje me një formë pozitive dhe synon fitoren e radhës për të mbetur sa më afër kreut të tabelës.

Në anën tjetër, vendasit kanë formë të luhatshme në ndeshjet e fundit dhe do të ishin të kënaqur edhe me një pikë nga ky takim i vështirë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Bilbao: Simon; Capa, Nunez, Martinez, Yuri; De Marcos, Vencedor, Vesga, Munain; Garcia, Williams;

Barcelona: Ter Stegen; Dest, Araoju, Lenglet, Alba; Busquets, De Jong; Pedri, Messi, Dembele; Grizemann

/Telegrafi/