FC Barcelona ka njoftuar se Jordi Cruyff do të bashkohet në klub dhe do të formojë pjesë e strukturës së re organizative që nga 1 gushti.
Pas ardhjes së Joan Laportas si president, ka filluar puna që edhe në klub të bëhet një organizim më i mirë.
Për këtë është angazhuar holandezi Jordi Cruyff, i cili ka qenë lojtar në ekipet e të rinjve të Barcelonës, ndërsa ka luajtur edhe në ekipin e parë nga viti 1993 deri në 1996.
🔵🔴 @JordiCruyff to join the football area of the Club from August 1
— FC Barcelona (@FCBarcelona) June 3, 2021
Ai kthehet në klub në një rol strategjik, që do ta ndihmojë Barcelonën në riorganizim.
“Ardhja e tij ka qenë e mundur falë bashkëpunimit me klubin kinez, Shenzhen FC, me të cilit ai iu bashkua si trajner në vitin 2020, grupit Kaisa dhe presidentit të ekipit kinez, Kwok Ying Shing”.
“Të gjithë këta luajtën një rol vendimtar në lehtësimin e largimit të tij drejt FC Barcelonës, pavarësisht se ka kishin end enjë kontratë në fuqi, dhe për këtë arsye ne do të jemi të lumtur të kërkojmë mundësi të bashkëpunimit edhe në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.
Jordi është djali i legjendës së Barcelonës, Johan Cruyff, që bëri histori si lojtar dhe trajner me këtë klub. /Telegrafi/