Barcelona po mendohet të bëjë një ofertë për yllin e Tottenham, Dele Alli, pasi Neymar u shit për një rekord botëror prej 222 milionë eurove në Paris Saint-Germain.
Sipas Sunday Express, Alli është një nga emrat e parë në listën e blerjeve të Barcelonës për sezonin e ardhshëm me paratë e Neymarit që ata depozituan në llogarinë e tyre bankare të enjten e kaluar.
Gjiganti katalunas nuk kanë bërë asnjë sekret të dëshirës së tyre për të nënshkruar me një mesfushor qendror para mbylljes së afatit kalimtar të transferimeve të verës dhe kanë mbajtur shënime mbi Allin për 12 muajt e fundit.
Ylli i Anglisë është shumë poshtë renditjes në White Hart Lane kur është fjala për pagat dhe Barcelona ka fuqi të madhe financiare që ta bëjë atë njërin ndër më të paguarit.
Megjithatë, londinezët janë gjithashtu të etur për të provuar se ata nuk janë më një klub shitës dhe duan t’i mbajnë yjet e veta. /Telegrafi/