Barcelona ka arkëtuar pikë të plota në përballjen ndaj Levantes në Camp Nou (3-0), në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë në La Liga.
Rezultati u zhbllokua pas gjashtë minutash lojë, kur Memphis Depay shënoi nga penalltia.
Nuk zgjati shumë dhe erdhi goli i dytë përmes Luuk de Jong (14’) duke i dërguar katalunasit në pushim me avantazh komod.
Ansu Fati u rikthye te Blaugranët duke u inkuadrua në fushë në minutën e 81-të dhe pas dhjetë minutash lojë e gjeti golin me një solo aksion (90’+1).
Barcelona i ka zhvilluar gjashtë ndeshje deri më tani dhe ka arritur tri fitore dhe tri barazime, ashtu që qëndron ën kuotën e 12 pikëve, pesë më pak se lideri Real Madrid (që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar).
Për Levanten kjo ishte humbja e tretë në këtë fillimsezoni, ndërsa ka regjistruar edhe katër barazime. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=aCPnBThy-mM
Le but de Ansu Fati🔥🔥 #barca pic.twitter.com/yQXfp9tJLe
— SFMOONCHOKO – The Greatest 🇫🇷🇦🇺🇿🇦🇨🇩 (@chocomoney) September 26, 2021