Futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi, shumë shpejt mund të bëhet me kontratë të re te klubi i tij Barcelona.
Gjiganti katalunas është i gatshëm të nis negociatat për të firmosur një kontratë të re me sulmuesin argjentinas.
Sipas spanjolles Sport, kampioni i Spanjës dëshiron qëndrimin e Messit në Camp Nou deri sa ky i fundit të bëhet 35-vjeçar.
Nënshkrimi i kontratës pritet të bëhet para fillimit të sezonit dhe do të zgjas deri në vitin 2022.
E gjithë kjo nguti e blaugranëve vjen pas interesimit serioz të Manchester Unitedit për të nënshkruar me pesë herë futbollistin më të mirë në botë. /Telegrafi/