Barcelona thuhet se e ka bërë mbrojtësin e Napolit, Kalidou Kouliabaly, prioritetin e tyre të transferimit për afatin kalimtar të verës, por klubi italian dëshiron të paktën 40 milionë euro për të shitur mbrojtësin me përvojë.
Sipas gazetës spanjolle AS, katalunasit kanë kontaktuar me agjentin e Koulibalyt për të zbuluar disponueshmërinë e tij për t’u transferuar në Camp Nou gjatë verës.
Xavi është një admirues i madh i reprezentuesit të Senegalit, kontrata e të cilit do të skadojë në qershor të vitit 2023.
Xavi no tira la toalla por Koulibaly https://t.co/W4dsAE1Hxx vía @diarioas
— Javi Miguel Club (@fansjavimiguel) May 4, 2022
Sipas raportit, përfaqësuesi i lojtarit, Fali Ramadini ka informuar Barcelonën se çmimi i kërkuar i Napolit për mbrojtësin e tyre është 40 milionë euro.
Kontaktet paraprake mes dy klubeve nuk kanë qenë të favorshme për Barcelonën, por mbrojtësi thuhet se është i hapur për t’u transferuar në Camp Nou, ku do të nënshkruante kontratë deri në vitin 2026.
Koulibaly shihet si trashëgimtari perfekt i 35-vjeçarit Gerard Pique, i cili ka kontratë deri në vitin 2024.
Gjigantët e La Ligës kanë nënshkruar tashmë me Andreas Christensen si lojtar i lirë nga Chelsea, por ata po planifikojnë një investim tjetër për të forcuar mbrojtjen e tyre për sezonin 2022/23. /Telegrafi/