Telegrafi

Barcelona konfirmon se sa do të mungojë Aguero

Barcelona ka konfirmuar se Sergio Aguero do të mungojë për të paktën tre muaj pasi kishte probleme me frymëmarrjen.

Sulmuesi argjentinas u dërgua në spital pasi u ankua për marramendje gjatë barazimit 1-1 të skuadrës së tij me Alaves të shtunën.

Aguero i është nënshtruar kontrolleve mjekësore dhe klubi ka konfirmuar se ai do të jetë jashtë fushës për disa muaj.

Në një deklaratë nga klubi thuhej: “Sergio Aguero i është nënshtruar një procesi diagnostikues dhe terapeutik nga Dr.Josep Brugada. Ai nuk është i disponueshëm për përzgjedhje dhe gjatë tre muajve të ardhshëm do të vlerësohet efektiviteti i trajtimit për të përcaktuar procesin e rikuperimit të tij”.

“Argjentinasi u dërgua në spital për vlerësim kardiologjik të shtunën pas ndeshjes Barca-Alaves në të cilën sulmuesi i Barçës nuk u ndje mirë në pjesën e parë dhe u zëvendësua para pjesës së parë nga Philippe Coutinho”.

Aguero u shfaq në siklet rreth 40 minutave në ndeshjen e Barçës në La Liga kundër Alaves, ku u dashtë të dërgohej në një spital lokal. /Telegrafi/