Site icon Telegrafi

Barcelona konfirmon mbledhjen e 267 milionë eurove nga marrëveshja e të drejtave televizive, hapet rruga e transferimeve të reja

Barcelona ka njoftuar një marrëveshje që do t’i shohë ata të mbledhin 267 milionë euro nga shitja e 10 për qind të të drejtave të tyre televizive në La Liga tek firma globale e investimeve Sixth Street Partners.

Anëtarët e bordit në Camp Nou votuan më 16 qershor për të shitur 25 për qind të të drejtave të transmetimit për një ose më shumë investitorë.

Tani është rënë dakord dhe është konfirmuar nga vet faqja zyrtare e Barcelonës se klubi ka shitur 10 për qind të të drejtave televizive për 25 vitet e ardhshme.

Shifra që klubit nga Camp Nou do ta fitojë nga kjo marrëveshje me Sixth Street është plot 257 milionë euro.

Lexo po ashtu Nëse financat rregullohen, Barcelona ka gati pesë blerje

“Ne po aktivizojmë levat ekonomike dhe po zbatojmë strategjinë tonë të durueshme, të qëndrueshme dhe efikase për të forcuar bazën financiare të klubit”, ka thënë fillimisht Presidenti Joan Laporta.

“Sixth Street është një mbështetës i dëshmuar i futbollit, një investitor me përvojë në të gjithë sportet dhe mediat globale dhe një partner që do të kontribuojë me njohuri dhe burime të rëndësishme duke na lejuar të menaxhojmë në mënyrë të pavarur operacionet tona”, përfundoi ai.

Laporta zbuloi pas kthimit në detyrë në Camp Nou për një periudhë të dytë si president i klubit se ai kishte trashëguar mbi 1 miliardë euro borxh nga regjimi i paraardhësit të tij Josep Maria Bartomeu.

Këto shqetësime për paratë kontribuuan që shtatë herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi, të largohej në Paris Saint-Germain si lojtar i lirë, pa fonde në dispozicion për t’i dhënë argjentinasit një kontratë të re.

Barça ka qenë në gjendje të sjellë lojtarë që atëherë, si Ferran Torres dhe Pierre-Emerick Aubameyang në janar, por ata janë shumë të vetëdijshëm për nevojën për të balancuar financat.

Biznesi jashtë fushës po e ndihmon këtë kauzë, e cila duhet të çojë në përfitime që shihen në fushë.

Xavi shpreson të jetë në një pozicion për të forcuar radhët e tij këtë verë, me Barçën që vazhdon të lidhet me një numër emrash të mëdhenj.

Robert Leëandoëski është më i shquari prej tyre, me sulmuesin polak duke e bërë të qartë se ai do të dëshironte t’i bashkohej gjigantit të La Ligës nga kampionët e Bundesligës, Bayern Munich. /Telegrafi/

Exit mobile version